
Trent Alexander-Arnold ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Real Madridin, shkruan Fabrizio Romano.
Trent do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon në verë.
Por disa vite më parë, Trent kishte rrëfyer dashurinë e tij për Barcelonën, duke thënë më shumë sesa që pritet nga një transfer i mundshëm i Real Madridit.
“Ekipi tjetër im i preferuar është Barça. Unë mendoj se ata kanë të njëjtat vlera si Liverpooli. Ata sjellin shumë lojtarë nga akademia e të rinjve”.
“U rrita duke i shikuar ata. Messi dhe ai ekip special me Iniesta, Xavi, Henry, Eto’o… Të gjithë ata… Ishte diçka e veçantë”, kishte thënë mbrojtësi anglez në intervistë të vitit 2021.