Plagosja në Prishtinë, këta janë të përfshirët në rastin tragjik që përfundoi me një të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja në Prishtinë, këta janë të përfshirët në rastin tragjik që përfundoi me një të vdekur

    Insajderi
    25 March 2025 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në incidentin që ndodhi në rrugën “Rrustem Hyseni” mbrëmjen e së martës.

    Gazeta Insajderi mëson se personi që ka ndërruar jetë nga plagët e marra është Naser Gashi.

    Ndërkaq, i plagosuri tjetër është Miftar Miftari.

    Insajderi mëson se personi i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për rastin është Alban Gashi.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Insajderin se dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Ahmeti ka shtuar se i dyshuari është identifikuar dhe se policia është në kërkim të tij.

    “Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë ajo. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark