Mjeku në QKUK konfirmon vdekjen e viktimës, flet për gjendjen e të plagosurit tjetër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku në QKUK konfirmon vdekjen e viktimës, flet për gjendjen e të plagosurit tjetër

    Insajderi
    26 March 2025 - 00:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agron Çitaku, mjek kujdestar në Emergjencën e QKUK’së, ka bërë të ditur se personi që vdiq kishte ardhur pothuajse pa shenja jete.

    Çitaku ka thënë se atij pasi i është bërë reanimimi, ka ndërruar jetë.  Ka bërë të ditur se viktima është  përreth të 60-ave.

    Ndërsa i plagosuri tjetër, sipas Çitakut, është në gjendje stabile.  

    “Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka ndërru jetë. Pas 15 minutave ka ardhur i plagosuri tjetër që ka tri plagë por është në gjendje stabile. Personi që vdiq është rreth të 60-ave”, ka thënë Çitaku.

    Mjeku kujdestar në Emergjencë ka bërë të ditur se i plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike.

    Gazeta Insajderi mëson se personi që ka ndërruar jetë nga plagët e marra është Naser Gashi.

    Ndërkaq, i plagosuri tjetër është Miftar Miftari.

    Insajderi mëson se personi i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për rastin është Alban Gashi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark