Publikohet fotoja e personit që mbeti i vrarë nga arma e zjarrit në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet fotoja e personit që mbeti i vrarë nga arma e zjarrit në Prishtinë

    Insajderi
    26 March 2025 - 00:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë mbrëmjen e së martës.

    Personi që humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë është Naser Gashi, përreth të 60’ave.

    Mediumi Indeksonline ka publikuar fotografinë e të ndjerit.

    Mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se viktima erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.

    “Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka ndërru jetë. Pas 15 minutave ka ardhur i plagosuri tjetër që ka tri plagë por është në gjendje stabile. Personi që vdiq është rreth të 60-ave”, ka thënë Çitaku.

    Mjeku kujdestar në Emergjencë ka bërë të ditur se i plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike.

    Insajderi raportoi se personi i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për rastin është Alban Gashi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark