Supremja pritet të japë sot vendim mbi ankesat e partive dhe kandidatëve për deputetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Supremja pritet të japë sot vendim mbi ankesat e partive dhe kandidatëve për deputetë

    Insajderi
    26 March 2025 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Supreme e Kosovës ka sot afatin e fundit për të marrë vendim mbi ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë lidhur me zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

    Pas nxjerrjes së aktgjykimeve, pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të dalë me njoftim për certifikimin e rezultateve.

    Nga KQZ kanë bërë të ditur se janë në pritje të vendimeve të Gjykatës Supreme për të vijuar më tej me procesin.

    “Aktualisht, procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare,” thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Pas certifikimit të rezultateve, pritet që subjektet politike të nisin përgatitjet për fazën e formimit të institucioneve të reja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark