Kjo është gjendja e personit që u plagos mbrëmë në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja e personit që u plagos mbrëmë në Prishtinë

    Insajderi
    26 March 2025 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Xhavit Gashi, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personit të plagosur mbrëmë në Prishtinë.

    Ai ka konfirmuar se i plagosuri është në gjendje stabile, dhe se mjekët po përgatiten për një intervenim kirurgjik në këmbën e tij të majtë, ku ka marrë plagën më të rëndë.

    Gashi, ka thënë se i plagosuri është një person 40-vjeçar që ka pësuar plagë nga arma e zjarrit në pjesën e poshtme të këmbëve.

    “Për momentin, gjendja e tij është stabile. Po planifikohet ndërhyrja në këmbën e majtë, pasi aty është plagë më e rëndë, ndërsa në këmbën e djathtë ka një plagë të thellë, por gjendja është stabile për momentin,” ka thënë Gashi.

    Ai ka sqaruar se janë dhënë ndihmat e para dhe se ekipi mjekësor është duke u përgatitur për një intervenim operativ. Po ashtu, është realizuar një intervenim preliminar për të stabilizuar gjendjen e pacientit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark