Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por ai i kishte zbuluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por ai i kishte zbuluar

    Insajderi
    26 March 2025 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një bisedë e kryeministrit Albin Kurti me dy komedianë rusë, ka marrë vëmendje të madhe.

    Kurti ra pre e një shakaje të komedianëve rusë, duke menduar se po flet me presidentin e Letonisë.

    Shakanë e njëjtë kishin tentuar t’ia bëjnë edhe Hashim Thaçit gjatë mandatit të tij si president. Mirëpo, ai kishte thënë se kabineti i tij janë treguar të kujdesshëm duke e preventuar atë.

    “Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, mirëpo ka pasur kujdes maksimal prej institucioneve këtu, sepse unë nuk mund të flasë me dikë ma qenë paraprakisht i informuar pa i njohur temat që mund ti flasë dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet të presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flasë. Ka qenë para shtatë-tetë muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si president i Kosovës, falënderoj kabinetin që janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë preventuar këtë mundësi të një komunikimit të drejtpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko”, deklaronte atëbotë Thaçi.

    Reagimi i Thaçit kishte ardhur pasi pre e të njëjtës situatë kishte rënë edhe ish-politikani maqedonas, Zoran Zaev. Ai kishte përmendur Thaçin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark