Ndalohet një person në Gjilan, e detyroi tjetrin t’ia jap 50 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet një person në Gjilan, e detyroi tjetrin t’ia jap 50 mijë euro

    Insajderi
    27 March 2025 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se është ndaluar i pandehurin D.S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Detyrimi”.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se i njëjti dyshohet se nga data 29 maj 2024, deri në momentin e arrestimit të tij, e ka detyruar të dëmtuarin F.S. t’i jepte rreth 50 mijë euro.

    Ndër tjerash, thuhet se i dyshuari edhe e ka kërcënuar viktimën.

    Me vendim të prokurorit i pandehuri, D.S. gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij,  do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark