Tragjedia në Koçan- Gjykata merr këtë vendim ndaj të dyshuarve për zjarrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Koçan- Gjykata merr këtë vendim ndaj të dyshuarve për zjarrin

    Insajderi
    27 March 2025 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Koçan ka vepruar në 22 ankesa të të dyshuarve për zjarrin e Koçanit, prej të cilave 19 ankesa janë refuzuar dhe për këta persona mbetet masa e paraburgimit, ndërsa për ish-kryetarët Ratko Dimitrievski dhe Nikolço Iliev dhe ish-drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut është zëvendësuar masa “arrest shtëpiak”.

    “Pas 24 vendimeve për caktimin e paraburgimit, nga të dyshuarit janë paraqitur 22 ankesa. Ankesat janë shqyrtuar nga trupi gjykues prej tre gjyqtarësh (në bazë të nenit 25 paragrafi 5 i Kodit të Procedurës Penale) të Gjykatës Themelore të Koçanit dhe ka vendosur që ankesa për 19 të dyshuar të refuzohet dhe masa e paraburgimit të mbetet në fuqi, ndërsa për 3 të dyshuarit masa e paraburgimit është zëvendësuar me arrest shtëpiak, dhe në pajtim me nenin 144, neni 146 paragrafi 1 pika 3 i Kodit të Procedurës Penale përcakton edhe masën e sigurimit, sekuestrimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit ose të ndonjë dokumenti tjetër për kalim të kufirit shtetëror, ose ndalim për dhënien e tij”, sqarojnë nga Gjykata Themelore në Koçan.

    Prokuroria Themelore Publike ka parashtruar ankesa kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Koçan për zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak për dy ish-kryetarët e komunave në Gjykatën e Apelit në Shtip, të cilat janë në proces.

    “Kundër njërit prej vendimeve të Këshillit prej tre gjyqtarëve (në bazë të nenit 25 paragrafi 5 të Kodit të Procedurës Penale) të Gjykatës Themelore në Koçan, me të cilin është ndryshuar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak, nuk është ushtruar ankesë dhe është i formës së prerë”, thonë nga Gjykata e Koçanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark