Pjetër Shala apelon urdhrin për zhdëmtim të viktimave që e obligonte të paguajë 208 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjetër Shala apelon urdhrin për zhdëmtim të viktimave që e obligonte të paguajë 208 mijë euro

    Insajderi
    27 March 2025 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjetër Shala, i akuzuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka dorëzuar dosjen e apelit kundër urdhrit për zhdëmtim që e obligon të paguajë 208 mijë euro për viktimat e tij.

    Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, bëri të ditur se mbrojtësit të viktimave iu është dhënë një afat i ri deri më 4 prill për të dorëzuar përgjigjen e tij në dosjen e mbrojtjes.

    Ky është urdhri i parë për zhdëmtim që i nënshtrohet procedurave të apelimit në DhSK dhe mund të shërbejë si precedent i rëndësishëm. Griep gjithashtu dha detaje për zhvillimet e tjera, përfshirë hedhjen poshtë të një kërkese të ekipeve mbrojtëse në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që kërkonin dorëzimin e dosjeve përfundimtare njëra pas tjetrës.

    Në seancat e ardhshme të kësaj çështjeje, Griep njoftoi gjithashtu se dëshmitarët mund të japin dëshmi përmes video-lidhjes, ndërsa një dëshmitar tjetër ka dhënë dëshmi të mbyllura për publikun.

    Griep po ashtu përmendi vizitën e fundit të Thaçit në Kosovë, që u lejua për arsye humanitare dhe njoftoi se çdo të enjte mbahet një informim javor online nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për zhvillimet e fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark