Haradinaj: Kurti është në opozitë, LDK-ja mund ta shpëtojë, përndryshe ne formojmë qeverinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti është në opozitë, LDK-ja mund ta shpëtojë, përndryshe ne formojmë qeverinë

    Insajderi
    27 March 2025 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe ka ofruar një vlerësim të ri për kryeministrin Albin Kurti dhe pozicionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Haradinaj ka deklaruar se Kurti është faktikisht në opozitë, për shkak të humbjes së shumicës në Kuvend dhe se për të qëndruar në pushtet, ai mund të kërkojë mbështetje vetëm te LDK-ja.

    “Ai e sheh që po shkon në opozitë… Të vetmin shpëtim e ka kah LDK-ja,” tha Haradinaj gjatë një interviste në Debat Plus.

    Sipas tij, LDK-ja mund të zgjasë “jetën shpresave” të Kurtit, por po ashtu mund të bashkëpunojë me opozitën dhe të formojë një qeveri të re, duke i dhënë fund periudhës së Kurtit në pushtet.

    Haradinaj e ka cilësuar LDK-në si një faktor bllokues për krijimin e një qeverie opozitare, pasi kjo parti ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënër se nuk ka ndërmend të bashkëpunojë me Vetëvendosjen dhe ka kërkuar që LDK-ja të ketë pozitën e kryeministrit në një qeveri të mundshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark