Një shtetas i huaj gjendet i pajetë në Prishtinë - Policia jep detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një shtetas i huaj gjendet i pajetë në Prishtinë – Policia jep detajet

    Insajderi
    27 March 2025 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, në rrugën “Fehmi Agani”.

    Policia e Kosovës konfirmoi për Insajderi se bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili është gjetur i pajetë.

    “Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Flora Ahmeti për Insajderin.

    Ajo shtoi se në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark