"Jeni mësuar që LDK t’ua bëjë politikën për qejf...", Abdixhiku iu kundërpërgjigjet Haradinajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jeni mësuar që LDK t’ua bëjë politikën për qejf…”, Abdixhiku iu kundërpërgjigjet Haradinajt

    Insajderi
    27 March 2025 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e akuzoi LDK-në për bllokimin e formimit të një qeverie opozitare.

    Abdixhiku deklaroi se sulmet e tilla janë të kotë dhe se pozita e LDK-së është e qartë dhe e pandryshueshme.

    “Po lodhen kot me sulmet ndaj LDK-së. Ja ku e keni të parin. E ka rendin ai. Kur vjen rendi tek ne, nëse vjen ndonjëherë, qëndrimet i keni të qarta; dhe ato nuk ndryshojnë!” ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    Ai ka shtuar se presioni i përhershëm ndaj LDK-së do të forcojë më shumë partinë dhe nuk do të ndikojë në ndryshimin e qëndrimeve të saj.

    I pari i LDK-së ka folur gjithashtu për turneun e tij të falënderimit, ku ka takuar mbështetës të LDK-së në Gjakovë. “U fola, i dëgjova, i sigurova për rrugëtimin tonë!”, tha ai./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark