ZRrE: Nuk është marrë ende vendimi për rritjen e tarifave të energjisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRrE: Nuk është marrë ende vendimi për rritjen e tarifave të energjisë

    Insajderi
    28 March 2025 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka bërë të ditur se ende nuk është marrë një vendim për rritjen e tarifave të energjisë.

    “Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dëshiron të sqarojë opinionin publik se aktualisht nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e tarifave të energjisë. Me qëllim që të sigurohet transparencë dhe të krijohet mundësia e një dialogu të hapur nga të gjitha palët e interesuara, ZRRE-ja ka vendosur të ndajë për konsultim publik Raportin Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

    Ajo bën të ditur se edhe sot të gjitha palët e interesuara mund të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi raportin e publikuar të tyre.

    “Në kuadër të përpjekjeve për të garantuar një proces të hapur dhe transparent, ZRRE-ja fton të gjitha palët e interesuara – përfshirë konsumatorët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, që të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi raportin e publikuar deri më 28 mars. Ky proces është një mundësi për të siguruar që çdo vendim të marrë të bazohet në mendime të shumta dhe të ndihmojë në krijimin e një sistemi të drejtë dhe të balancuar për të gjithë”, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark