Osmani në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve: FSK është dëshmi e sakrificës, është pasardhëse e UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve: FSK është dëshmi e sakrificës, është pasardhëse e UÇK-së

    Insajderi
    28 March 2025 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, tha se FSK është dëshmi e sakrificës.

    E para e shtetit tha Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve.

    “Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur ushtria e jonë është një betim I përhershëm për atdheun tonë, është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen. Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për dhe për të gjithë republikën e Kosovës. Sot 344 djem e vajza u bashkohen radhëve të FSK-së duke u bërë pjesë e një misioni tyre shenjtë mbrojtjes së atdheut të tyre, garantimit të sigurisë dhe mbështetjes së paqes në vendin tonë e përtej tij”, tha Osmani.

    Osmani ju drejtua ushtarëve se rruga e Kosovës euroatlantike është e qartë dhe e pakthyeshme.

    “Me profesionalizmin dhe përgatitjen e bijave e bijve tanë ushtarak e profesionist po dëshmojmë se Kosova ka një ushtri të fortë e të denjë për të qenë pjesë e strukturave të mbrojtjes dhe sigurisë ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë e stabilitetit global”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark