Regjistrohet tërmet në Greqi, ndjehet edhe në Maqedoni të Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Regjistrohet tërmet në Greqi, ndjehet edhe në Maqedoni të Veriut

    Insajderi
    28 March 2025 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet epiqendra e të cilit ishte në Greqi është ndjerë mëngjesin e sotëm edhe në Maqedoninë e Veriut.

    Enti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm në orën 06:04 ka regjistruar një tërmet me magnitudë 3.4 ballë Rihter, me epiqendër në zonën kufitare Manastir-Lerin, në Greqinë fqinje, rreth 125 kilometra në jug të Shkupit, shkruan Alsat-M.

    Tërmeti është ndjerë në Manastir dhe rrethinë me intensitet III gradë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS). Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash.

    Nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark