
Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk do të jenë më pjesë e grupit të asamblistëve të LVV-së në Prishtinë. Në mbledhjen e mbajtur sot të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ata janë vendosur në një vend tjetër dhe në ulëset e tyre shkruan se janë të pavarur.
Lidhur me këtë ka folur asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i cili ka thënë se komisioni disiplinor ka përjashtuar Berat Lahun dhe Edmond Azemi.
“Organet Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht Komisioni Diciplinor, i ka përjashtuar nga të qenurit anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai për telegrafin.
Pa Lahun dhe Azemin, Lëvizja Vetëvendosje mbetet me 15 asamblistë në Kuvendin Komunal.
E përjashtimi i tyre ka ardhur pas rastit kur kishte ndodhur gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës më 9 dhjetor, ku asamblistët e Vetëvendosjes shfaqen të shqetësuar nga shefi i tyre, Gëzim Sveçla.
Ata u patën përfshirë në një debat të ashpër, pas presionit që Sveçla u kishte bërë për të mos e miratuar buxhetin e komunës për vitin 2025.
Në videon e publikuar, Gëzim Sveçla dhe asambleisti Berat Lahu përmendin shkëmbimin e pronave në Badovc, duke aluduar për një skemë të dyshuar të vjedhjes së 50 milionë eurove në emër të kryeministrit Albin Kurti.
Pjesë nga biseda:
Egzon Azemi: Nëse të kanë kërcenu me burg kallxo, për qeta nuk po të bojë presion
Berat Lahu: O Egzon, unë e kam vuajt e kam kry dënimin
Egzon Azemi: Mos tolero burr…
Berat Lahu: Unë nuk shitna… kur mi kallxon negociatat, për Badovcin tani
Egzon Azemi: Nëse të shantazhojnë me burg kallxo…
Berat Lahu: Ski nevojë ti më më mbrojtëm, e mbrojë unë veten
Berat Lahu: Kur t’mi kallxoni negociatat për Badovcin, unë kam me dalë
Berat Lahu: Mu s’mundet me më shantazhu kërrkush, as ti as kurrkush – se ti e bën, se qekjo është shantazh, është presion, mos bo hajgare
Egzoni: Ja nuk është shantazh, presion për mbrojtjen e interesave të popullit a?
Berat Lahu: Interesi i popullit u kanë me ia jep 50 milionë komunës të Prishtinës a?
Berat Lahu: Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë edhe për Badovcin
Berat Lahu: Ej mshele gojën a more vesh – A ke prezent çka tha, a ke prezent çka tha, ti je dëshmitar (Egzonit). Po sot e ki një padi (Gëzim Sveçlës). A e nive çka tha, a e nive çka tha?
Berat Lahu: Termokosin..ti je (Gëzimit) në Komision disiplinor për shpifje
Gëzim Sveçla: Se di a m’lojnë me hi me shku deri komision
Berat Lahu: Albin Kurti ke tuj e votu Badovcin a?, a je thirrë në emër të Albin Kurtit me votu Badovcin a? A je thirrë, jo duhet ty me të ardhë marr.
Berat Lahu: Ti je i akuzum…qe ku e ka ky zotnia që e votojke Badovcin, kur ta sqaron ky në foltore… e ka negociu, e ka rrejtë në emër të Albin Kurtit për me votu – ti qeshtu ke thanë duhet me votu se po thotë kryeministri
Mos shpif, mos shpif – sqaron 50 milionëshin e Badovcit
Egzon Azemi: Interesat e kujna po i mbron
Berat Lahu: E ke hup pushtetin, e ke hup pushtetin sot bojna hajgare
Berat Lahu: A keni marrë masa ndaj tij që e ka votu, këmbimin e pronave në Badovc 50 milionë pse nuk keni marrë masa?… mos i bë presion (Edmond Azemit)