Abdixhiku njofton se Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku njofton se Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës

    Insajderi
    28 March 2025 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetari i ri i komunës së Prishtinës.

    Këtë e bëri të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, një ditë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ ku dy nënkryetarët që ishin deri tash, Jehona Lushaku e Alban Zogaj, kanë fituar votat për t’u bërë deputetë të Kuvendit të ri.

    Abdixhiku lavdëroi Manajn, duke thënë se detyrën e re ai do ta kryejë “me zell dhe me vlera fillimisht njerëzore e më pas dhe politike”.

    “Shkëmbin, unë e Përparimi, e uruam për marrjen e përgjegjësisë së re, të nënkryetarit të Kryeqytetit. Ai, përgjatë katër viteve të shkuara, sikurse gjatë gjithë jetës së tij profesionale, ka shërbyer me plot dinjitet e me plot përgjegjësi në komunë. Si një burrë i urtë, i mençur e me plot vullnet për punë, jam i bindur se këtë funksion të lartë jetësor, në shërbim të qytetarëve, do ta kryej me zell dhe me vlera fillimisht njerëzore e më pas dhe politike. Si anëtar i Kryesisë sonë, si mik i veçantë, këtë bindje e kam jo vetëm të plotë por dhe si garancë!”, tha Abdixhiku.

    Ai ka falënderuar Lushakun e Zogajn për punën e tyre deri tash në kryeqytet.

    “Dua sot të falënderojë në veçanti Albanin dhe Jehonën, të dy nënkryetarët e deridjeshëm – tani deputetë të zgjedhur – për punën e jashtëzakonshme në komunë. Kjo punë u shpërblye me mbështetje të lartë qytetare për ta. Ju pres në Kuvend! Të priftë e mbara Shkëmb Manaj!”.

    Përveç Manajt, për të zëvendësuar dy deputetët e rinj pozitën e nënkryetarit e mori edhe Florian Dushi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark