"Rama mendon se ofendohem", Berisha me buf mbi tryezë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rama mendon se ofendohem”, Berisha me buf mbi tryezë

    Insajderi
    28 March 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sali Berisha ka thënë se nuk ofendohet nga Rama pasi e quan buf. Madje në tavolinën e tij teksa fliste u pa një buf.

    “Çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë. Edi Rama mendon se mund të më quajë mua buf e me ofendon, injornaca nuk është argument”

    Nga doktor u kthye në moderator, dhe u ngrit nga karrigia e kryetarit të cilën e mban fort qe prej dhjetori t 2021. Zoti Berisha beson shumë te fati i numrit një në fletën e votimit. 

    “Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.

    Por ndërsa është entuziast për numrin e tij një, Berishën e bezdis shumë numri një i premtimeve të Edi Ramës. Ndaj sipas tij Rama nuk i çon dot në BE vetëm me pasaporta europiane.

    “Me PD, Shqipëria shkon në BE si zonjë. Ai thotë pasaporta europiane, s’të pranon njeri kështu. Me atë largohemi nga BE, me ne afrohemi në BE.”

     Por vetë kreu i opozitës, më shumë se afër Europës, e sheh veten larg fitores, kur thotë se që tani, po bën gati dosjen e ankesave në 12 maj.

    “Ne po përgatisim dosje. Do u çohen ndërkombëtarëve. Se Rama ka kriminelët, ka Altin Dumanin krah politik. Ne do ua çojmë ndërkombëtarëve. Parlamentit Europian dhe Kongresit Amerikan. Do informohen për të gjitha.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark