Dy persona arrestohen në Rahovec, Policia u gjen nëntë qese marihuanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona arrestohen në Rahovec, Policia u gjen nëntë qese marihuanë

    Insajderi
    28 March 2025 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy shtetas kosovarë, A.D. dhe S.H., janë arrestuar pas një kontrolli rutinë nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në Rahovec, ku janë gjetur nëntë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy ‘grinder’ për bluarjen e marihuanës, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 28 mars 2025, rreth orës 12:00, kur zyrtarët patrullues të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë kanë ndaluar një automjet.

    Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave brenda tij, janë zbuluar substancat narkotike.

    Të dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit, dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

    Po ashtu, ata janë nën dyshimin për veprën penale të “Posedimit të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark