Lajçak merr një pozitë të re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak merr një pozitë të re

    Insajderi
    28 March 2025 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e lajmeve sllovake TASR raporton se ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të bëhet këshilltar i kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

    Këtë e ka konfirmuar presidenti sllovak, Peter Pellegrini, gjatë qëndrimit në Tiranë. Sipas Pellegrinit, Lajçak është bërë këshilltar për çështjet e sigurisë së rajonit.

     “E informova presidentin se Përfaqësuesi i Lartë aktual i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është bërë këshilltar i kryeministrit për çështjet e sigurisë në rajon”, ka deklaruar Pellegrini, duke shtuar se për këtë arsye qeveria shqiptare ka një person të afërt me qeverinë sllovake për dialog.

    https://www.tasr.sk/tasr-clanok/TASR:2025032800000326

    Lajçak gjithë jetën e tij profesionale e ka kaluar në poste të ndryshme diplomatike, duke përfaqësuar jo vetëm Sllovakinë, por edhe Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ai shërbeu si i dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi. Në të kaluarën, ai ka shërbyer edhe si ambasador në Rusi, Japoni dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai shërbeu si ministër i punëve të jashtme të Sllovakisë disa herë dhe kryesoi Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark