Insajderi
Insporti

Barcelona me njoftim për lëndimin e Dani Olmos, konfirmohet skenari më i keq

Insajderi
28 March 2025 - 18:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Barcelona me njoftim për lëndimin e Dani Olmos, konfirmohet skenari më i keq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e Dani Olmos, pasi reprezentuesi spanjoll çaloi në pjesën e parë gjatë ndeshjes me Osasunan. 

26-vjeçari pësoi një lëndim muskulor, pas ekzekutimit të penalltisë në fitoren me rezultat 3-0 të blaugranasve. 

Olmo ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon, duke humbur plotë 10 ndeshje në La Liga, teksa ka marrë pjesë në shumë pak ndeshje në kampionat këtë edicion. 

Mesfushori blaugranas ka luajtur për Spanjën mbrëmjen e së dielës dhe tani do të mungojë në duelet e rëndësishme në Kupën e Mbretit. 

Fillimisht diagnoza parashikonte që ai të mbetej jashtë fushave për 2-3 javë dhe kishte shpresë se do të rikthehet në kohë për duelin e parë ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve më 9 prill. 

Sidoqoftë, blaugranasit tashmë kanë njoftuar se ai do të jetë jashtë fushave për tri javë, gjë që do të bëjë që ai të mungojë jo vetëm në ndeshjen e parë, por edhe në atë të kthimit në Gjermani gjithashtu. 

Momentalisht ai pritet që të humbasë këto ndeshje: Girona, Atletico Madrid, Real Betis, Dortmund, Leganes dhe Dortmund. 

Në rast se ndiqet plani i rikuperimit, atëherë ai do të jetë në dispozicion për duelin ndaj Celta Vigos në shtëpi më 19 prill. 

Fatmirësisht për Barcelonën, ky është një pozicion të cilin mund ta mbulojnë disa lojtarë si Raphinha, Pedri, Fermin Lopez, Gavi dhe Pablo Torre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark