Trump njofton se e ka përzgjedhur njeriun që do të jetë Ambasador i SHBA në Serbi – ka origjinë serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump njofton se e ka përzgjedhur njeriun që do të jetë Ambasador i SHBA në Serbi – ka origjinë serbe

    Insajderi
    29 March 2025 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikani amerikan, anëtar i Partisë Republikane, Mark Brnovich, i cili është me origjinë serbe, pritet të jetë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Këtë e ka deklaruar vetë presidenti i SHBA-ve, Donal Trump, përmes një postimi në faqen e tij në rrjete sociale.

    Trump, ka bërë të ditur se Brnovich është veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë, dhe se i njëjti, më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës.

    Presidenti amerikan ka uruar Brnovich për detyrën e re, dhe ka deklaruar se ky i fundit, do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën.

    ‘‘Kam kënaqësinë të njoftoj se Mark Brnovich do të jetë ambasadori ynë i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Mark është një veteran krenar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës. Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë një avokat i fortë për Lirinë dhe gjithmonë do të vendosë AMERIKËN TË PARË. Urime Mark!’’, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark