Kultivoi 1150 rrënjë drogë, identifikohet pas dy vitesh përmes ADN-së shqiptari në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kultivoi 1150 rrënjë drogë, identifikohet pas dy vitesh përmes ADN-së shqiptari në Greqi

    Insajderi
    29 March 2025 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Rreth dy vjet e gjysmë më vonë, me ndihmën e ADN, autoritetet greke arritën të identifikonin një nga kultivuesit e plantacionit të marijuanës në zonën e Rogdias, në një zonë pyjore në pronësi të Manastirit Savvathian, në mal.

    Siç u bë e ditur, bëhet fjalë për një 31-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjet materiali gjenetik dhe gjurmët e gishtërinjve në disa nga provat e sekuestruara, të cilat u identifikuan me asistencën e Interpolit dhe aplikacionin SIRE.NE nëpërmjet Francës, pasi shqiptari kishte shqetësuar edhe autoritetet atje.

    Kujtohet se plantacioni i madh i identifikuar në shtator 2022 ishte rritur në dy pjesë dhe përbëhej nga 1150 fidanë, deri në tre metra të lartë, në pjekuri të plotë. Përveç qindra fidanëve, Policia e Heraklionit gjatë operacionit konfiskoi edhe 27 kilogramë kanabis të tharë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark