150 mijë euro botox kontrabandë në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ndan detaje e pamje nga operacioni policor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    150 mijë euro botox kontrabandë në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ndan detaje e pamje nga operacioni policor

    Insajderi
    29 March 2025 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot gjatë ditës, Gazeta Insajderi ka raportuar se pas një operacioni të Policisë në bashkëpunim me organet e tjera të rendit, është vënë në pranga një shtetas turk. Atij i janë gjetur një sasi Botox-i që në total kap vlerën e 150 mijë eurove.

    Në lidhje me këtë aksion, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Në një komunikatë të lëshuar nga ky institucion është thënë: 150 mijë euro Botox kontrabandë në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ndan detaje dhe pamje nga operacioni policor. Janë konfiskuar 860 flakona Botox të kontrabanduara në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se pas një aksioni të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe institucioneve tjera të sigurisë, bashkë me Inspektoratin Farmaceutik, i cili ka marrë pjesë në sekuestrimin e 860 flakonave të substancës Botox, të kontrabanduara në Republikën e Kosovës.

    Arrestimi i turkut- zbulohet skandali me botox nga Irani në Kosovë, rreziku për shëndetin publik – Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark