Myftiu Tërnava: Vrasja është një nga gjynahet më të mëdha, respektoni jetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Myftiu Tërnava: Vrasja është një nga gjynahet më të mëdha, respektoni jetën

    Insajderi
    30 March 2025 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, u ndal edhe te vrasjet e ditëve të fundit në Kosovë. 

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektohet jeta e gjithsecilit.

    “Humbën jetën katër qytetarë të vendit tonë që është shqetësim dhe brengosje për të gjithë ne. Në islam vrasja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha. Kush vret një njeri pa të drejtë është sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin. Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi. Të gjithë duhet të jemi unikë për të treguar paqe dhe solidarizim”, tha myftiu Tërnava.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark