Ushtarët italianë të KFOR-it kryejnë patrullime në Klinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët italianë të KFOR-it kryejnë patrullime në Klinë

    Insajderi
    30 March 2025 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KFOR-i ka njoftuar se ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (RC-West) kanë kryer patrullime në komunën e Klinës.

    Sipas njoftimit, patrullimet janë një aktivitet kyç që forcon praninë e KFOR-it, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit me paanshmëri dhe respekt.

    Ushtarët paqeruajtës mbajnë një nivel të lartë vigjilence dhe efikasiteti, duke u siguruar që janë gjithmonë të përgatitur për çdo situatë.

    KFOR-i ka ritheksuar angazhimin e tij për zbatimin e mandatit duke garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë.

    Misioni i NATO-s në Kosovë vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), në përputhje me përgjegjësitë e tyre si institucione të sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark