Insajderi
Show

“Pasha Allahu u çelë”, “388 k” – Gjesti, Danja e Rozi përdorin Instagrami? – A do të penalizohen banorët

Insajderi
31 March 2025 - 10:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Pasha Allahu u çelë”, “388 k” –  Gjesti, Danja e Rozi përdorin Instagrami? – A do të penalizohen banorët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një situatë e pazakontë ka ndodhur për banorët e “BBVA4″.

Bëhet fjalë për momentin kur Gjesti, Danja e Rozana u kapën shah mat teksa përdornin rrjetin social “Instagram” nëpërmjet një ekran të madh që shërben për promocion i cili ndodhej në dhomën e surprizave.

Në një video të publikuar në rrjet vërehet qartazi momenti kur banorët vijojnë të komentojnë mes tyre rreth Instagramit.

Gjesti i emocionuar tenton që të hapë aplikacionin, ndërkohë Danja e paralajmëron: Kujdes se është e monitoruar.

Plot entuziazëm e humor, banorët tërhiqen mbrapsht në momentin kur produksioni i njofton për të dalë nga dhoma.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark