Skandal në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, rikthehen thirrjet "Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur" - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Skandal në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, rikthehen thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”

    Insajderi
    31 March 2025 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja e rregullt e kampionatit të basketbollit mes KK Kumanovës dhe BC Çair 2030 u mbyll në një atmosferë të rënduar, pasi tifozët vendas shkaktuan një incident të rëndë me thirrje nacionaliste dhe më pas sulmuan autobusin e ekipit mysafir.

    Që në pjesën e parë të ndeshjes, tifozët e Kumanovës filluan të brohorisnin parulla fyese dhe raciste, duke thirrur “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!”. Për shkak të këtyre skandaleve, zyrtarët e ndeshjes vendosën të zbrazin tribunat dhe t’i largojnë tifozët nga salla, njofton Telegrafi.

    Megjithatë, incidentet nuk përfunduan aty. Pas ndeshjes, autobusi i ekipit BC Çair 2030 u sulmua nga persona të papërgjegjshëm, të cilët shkruan mbi të të njëjtat parulla që ishin brohoritur në sallë.

    Sa i përket rezultatit të ndeshjes, KK Kumanova arriti të triumfojë me shifrat 97:74. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë 26:21 për vendasit, ndërsa në çerekun e dytë e zgjeruan avantazhin në 31:22. Në pjesën e dytë, diferenca u rrit edhe më shumë, duke i siguruar Kumanovës një fitore të qetë në parket, por të errësuar nga incidentet e shëmtuara jashtë tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark