Insajderi
Show

Rozana e mohoi, dalin pamjet e sherrit me Rezarta Shkurtën

Insajderi
31 March 2025 - 11:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rozana e mohoi, dalin pamjet e sherrit me Rezarta Shkurtën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë prime-t në “BBVA4”, një debat i ashpër ndodhi mes Rozana Radit dhe Kelly-t.

Ishte ky i fundit që ndezi debatin mes tyre pasi përmendi një ngjarje të ndodhur vite më parë.

Bëhet fjalë për një përlasje fizike të ndodhur mes Rozanës dhe Rezarta Shkurtës, brenda një spektakli.

Kelly i bëri me dije banores se kishte parë pamjet e sherrit të saj me Rezartën në rrjetet sociale. Për rrjedhopjë kjo e fundit u irritua.

Rozana e kundërshtoi ashpër, duke i thënë se ai e kishte gabim dhe se konflikti nuk kishte ndodhur brenda spektaklit, por jashtë tij.

Rozana sqaroi se sherri mes saj dhe Rezartës kishte shkuar deri në gjykatë, ku ajo fitoi pafajësinë.

Pas debatit të djeshëm, në rrjet kanë qarkulluar sërish pamjet e konfliktit të asokohe, duke ndezur diskutime të reja në lidhje me këtë ngjarje që dikur bëri goxha bujë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark