Blerta Deliu: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

    Insajderi
    31 March 2025 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partitë opozitare nuk kanë gjetur ende një konsensus për bashkëpunim të mundshëm për formimin e Qeverisë nëse një gjë të tillë nuk e bën partia fituese Vetëvendosje.

    Opozitarët ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet nëse vije koha për një shumicë parlamentare. Posti i kryeministrit deri më tash është ngërçi midis PDK-së dhe LDK-së.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se ky post i takon partisë së dytë në rast se dështon VV-ja.

    Absolutisht, ne e kemi thënë tash e sa kohë, jo vetëm që po thotë PDK-ja, por ashtu e donë rendi sepse kjo është e rregulluar me mënyrën se si ne kemi dal nga një proces legjitim zgjedhor ku PDK-ja ka fituar aq mandate sa për të kërkuar edhe kryeministrin në rast se nuk do të ketë një Qeveri të cilët do ta bëj ai që i ka fituar mandatet më së shumti. Këto janë në nivel të diskutimeve të akterëve të PDK-së, kryetari Memli Krasniqi, kandidati për kryeministër Bedri Hamza janë në takime me përfaqësues të opozitës për përafrim të qëndrimeve tona. Kjo mbetet të shihet se si do të shkojë procesi”, tha ajo për rtv21, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark