Rekordi i 100m i Usain Bolt është ‘thyer’ mes të pretendimeve për ndryshimin e rregullave - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Rekordi i 100m i Usain Bolt është ‘thyer’ mes të pretendimeve për ndryshimin e rregullave

    Insajderi
    31 March 2025 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rekordi i famshëm i 100m i Usain Bolt, 9.58 sekonda, i vendosur në vitin 2009, thuhet se është tashmë tejkaluar, megjithatë kjo kohë nuk do të merret kurrë si zyrtare.

    Bolt, 38 vjeç, fitues i tetë medaljeve olimpike të arta, mban rekordet botërore për 100m dhe 200m, të cilat i siguroi në Kampionatin Botëror të IAAF në Berlin, Gjermani, në vitin 2009.

    Pavarësisht se askush nuk ka thyer zyrtarisht rekordin e tij në gati 16 vjet, një rival ka regjistruar një kohë më të shpejtë — në rrethana të pazakonta.

    Në vitin 2011, Justin Gatlin, një rival afatgjatë i Bolt, ka shpallur një kohë më të shpejtë se xhamaikani. Në emisionin televiziv japonez Kasupe!, Gatlin ka kaluar 100m në 9.45 sekonda, duke u ndihmuar nga makinat e erës që krijuan erë deri në 25m/s.

    Në krahasim, rekordi i Bolt është vendosur me kushte ere prej +0.9m/s, duke i bërë këto dy paraqitje jo të krahasueshme.

    Gatlin, 43 vjeç, kishte thënë më parë se do të fitonte medaljen e artë olimpike në vitin 2016, por Bolt e vërtetoi përsëri superioritetin e tij, duke fituar të artën me një kohë prej 9.81 sekonda, ndërsa Gatlin u rendit i dyti me 9.89 sekonda.

    Megjithatë, karriera e Gatlin është shoqëruar nga dy pezullime për doping, në vitin 2001 dhe 2006, që çuan në brohoritje kundër tij nga publiku, megjithë arritjet e tij.

    Në lidhje me rekordet e ardhshme, flitet për një mundësi për ndryshimin e rregullave që mund të ndihmojë atletët të kalojnë kohën legjendare të Bolt.

    Një laborator pranë Kembrixhit po kërkon mundësinë për përdorimin e “pistave të mençura” të pajisura me sensorë që mund të ofrojnë të dhëna në kohë reale, duke mundësuar një kthim energjie deri në 20%, duke i dhënë atletëve një avantazh.

    Nëse ky ndryshim miratohet, mund të hapet mundësia për shpejtësi më të lartë — duke e bërë të pamundurën një realitet. /Express


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark