Insajderi
Botë

Marine Le Penit i ndalohet të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës më 2027

Insajderi
31 March 2025 - 13:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Marine Le Penit i ndalohet të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës më 2027
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Politikania franceze dhe liderja e partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, Marine Le Pen, është shpallur fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, të cilat janë përdorur për financimin e partisë së saj.

Gjykata ka vendosur t’i ndalojë asaj mbajtjen e posteve publike për pesë vjet, duke e përjashtuar nga mundësia për t’u kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027.

Dënimi përfshin një gjobë prej 300,000 eurosh dhe mundësinë e burgosjes, ndërsa Le Pen është akuzuar, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta të partisë, për punësimin e asistentëve që kanë punuar për Tubimin Kombëtar, por që janë paguar nga Parlamenti Evropian.

Ky akt është vlerësuar si shkelje e rregullave të përdorimit të fondeve publike.

Gjatë procesit gjyqësor, Le Pen mohoi çdo akuzë, duke e quajtur atë një “parregullsi të vogël”.

Sipas raportimeve nga media si BBC, ajo e la sallën e gjyqit para se t’i shqiptohej dënimi.

Ky vendim ka shkaktuar polemika dhe kritika të shumta, duke e bërë këtë çështje një nga më të rëndësishmet në politikën franceze dhe evropiane./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark