Sipas Al Jazeera, ky është ndër profesionet më të kërkuara në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas Al Jazeera, ky është ndër profesionet më të kërkuara në Kosovë

    Insajderi
    31 March 2025 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po bën që një numër në rritje i të rinjve në Kosovë të zgjedhin arsimin profesional, raporton sot Al Jazeera Balkans.

    Mediumi ndërkombëtar i ka kushtuar vëmendje aftësimit të të rinjve kosovarë për punë profesionale.

    Sipas Al Jazeera, automekanikët janë ndër profesionet më të kërkuara në tregun e punës në Kosovë.

    “Pagat në këtë profesion janë më të larta se mesatarja”, raporton Al Jazeera, e cila ka vizituar shkollën profesionale të mesme të lartë “Shtjëfen Gjeçovi” në Prishtinë.

    Ndryshe nga të rinjtë me diploma akademike, të cilët kanë vështirësi për të gjetur punë, ata me kualifikime profesionale kanë mundësinë të zgjedhin se ku duan të punojnë, raporton Al Jaazera, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark