Dodik: Marine Le Pen u dënua sepse është një kërcënim për sistemin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dodik: Marine Le Pen u dënua sepse është një kërcënim për sistemin

    Insajderi
    31 March 2025 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha sot se kryetarja e partisë së djathtë të Rally Kombëtare Franceze, Marine Le Pen, është dënuar sepse ajo është një kërcënim për një sistem që nuk di të humbasë.

    “Ashtu si në rastin tim, vendimi nuk u mor për shkak të ligjit – por për shkak të politikës. Ajo, si unë, po e paguan çmimin sepse ka mbështetjen e popullit që nuk mund të fitojnë në zgjedhje. Gjykatat janë bërë vegël e atyre që kanë frikë nga demokracia – sepse e dinë se nuk mund të kenë sukses kundër nesh në zgjedhje të ndershme”, shkruan Dodik në platformën “X”, transmeton Insajderi.

    Në një mesazh në gjuhën angleze, ai deklaroi se “prandaj po mundohen t’i fshijnë me vendime, jo t’i mposhtin me argumente”.

    “Kur do të ndaloni? Derisa të dënoni liderin e fundit demokrat? Je suis Marine”, shkroi Dodik.

    Një gjykatë në Paris njoftoi më herët sot se kishte shpallur fajtore Le Pen për keqpërdorim të fondeve të Parlamentit Evropian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark