Fisnik Asllani po monitorohet nga Sportingu i Lisbonës e disa klube tjera europiane - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Fisnik Asllani po monitorohet nga Sportingu i Lisbonës e disa klube tjera europiane

    Insajderi
    31 March 2025 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani po kalon në sezonin e tij më të mirë në karrierë.

    22-vjeçari është pjesë e Elversbergut në Bundesliga 2 në formë huazimi nga Hoffenheimi.

    Ai deri më tani ka shënuar 12 gola e ka dhuruar 5 asistime në divizionin e dytë të futbollit gjerman gjatë këtij sezoni.

    Vlera e tij në treg prej 3 milionë euro dhe kontrata e tij tashmë e mbetur deri më 2026 me Hoffenheimin, po i tërheq shumë klube europiane që të interesohen për shërbimet e tij.

    Më i interesuari momentalisht po duket të jetë Sportingu i Lisbonës, i cili po e monitoron nga afër sulmuesin dardan.

    Nga klubi portugez po e shohin kosovarin si zëvendësuesin e mundshëm të Viktor Gyokeres, i cili me shumë gjasë do të largohet nga klubi gjatë verës.

    Interesim për Asllanin ka edhe nga kampionati belg, më konkretisht nga Anderlechti.

    Bëhet e ditur se edhe Fenerbahçe e klubi i Edon Zhegrovës, Lille po ashtu kanë interesim për shërbimet e kosovarit.

    Asllani sezonin e kaluar ishte i huazuar në futbollin austriak te Austria Vienna.

    Fisnik Asllani deri më tani ka pesë paraqitje me kombëtaren e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark