Qalaj: Bashkëpunimi me VV-në nuk diskutohet, shpresojmë opozita ta bëjë qeverinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qalaj: Bashkëpunimi me VV-në nuk diskutohet, shpresojmë opozita ta bëjë qeverinë

    Insajderi
    31 March 2025 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se kandidati për kryeministër nga PDK e ka potencuar përjashtimin e një mundësie për bashkëpunim me Listën Serbe por edhe me fituesin aktual të zgjedhjeve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Qalaj u shpreh se “shpresojnë që partitë opozitare të formojnë qeverinë e ardhshme” dhe se PDK-ja është aktualisht në fazën e pritjes për thirrjen e seancës konsistuive të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të saj.

    Ai në “Five” të Dukagjinit u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar vetvetën nga çdo koalicion i mundshëm me partitë opozitare të vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark