“Faktet po ulërasin o Kujtim" Publikohen mesazhe brenda grupit të LDK'së në Viber për votat e diasporës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Faktet po ulërasin o Kujtim” Publikohen mesazhe brenda grupit të LDK’së në Viber për votat e diasporës

    Insajderi
    31 March 2025 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar mesazhe të grupit të anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së në Viber, pjesë e së cilës është edhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, e që tregojnë bisedën mes Kujtim Shalës dhe Arben Gashit.

    Ish-shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, në mesazhet e publikuara nga Reporteri, thotë se ka pasur vjedhje të votave të diasporës.

    Gashi në grup kërkon që ky rast të cilësohet si “skemë kriminale”.

    “Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, ka shkruar Arben Gashi në grup, sipas bisedave që shihni më poshtë.

    Ndërkohë, Kujtim Gashi, ka shkruar: “Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”.

    Gashi vazhdon duke thënë: “Kujt, qitja emrin, nuk është manipulim, është skemë e organizuar kriminale. Pa e identifikuar saktë problemin nuk mundemi me e shpëtu partinë”.

    Shihni më poshtë mesazhet:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark