Liverpoolit i vjen një ofertë prej 60 milionë euro për yllin e skuadrës - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Liverpoolit i vjen një ofertë prej 60 milionë euro për yllin e skuadrës

    Insajderi
    31 March 2025 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Harvey Elliott është një nga talentët më të mëdhenj të Liverpoolit, por ai mund të largohet nga Anfield në verë.

    Mesfushori anglez nuk është një titullar i rregullt te The Reds dhe po mendon largimin në drejtim të një skuadre ku do të ketë më shumë minuta.

    21-vjeçari ishte bashkuar me Liverpoolin në vitin 2019, derisa këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje ku ka shëuar edhe katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

    Te Liverpooli e dinë potencialin e Eliott, por lojtari mund të largohet në verë me Newcastle United që ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

    ‘Laraskat’ janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për transferimin e Elliott në St James Park.

    Lojtari kërkon më shumë minuta dhe nëse nuk i garantohen ato nga Arne Slot për sezonin e ardhshëm, atëherë ai mund të vendos të largohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark