E rëndë në Itali, 22-vjeçarja vritet me thikë nga i dashuri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë në Itali, 22-vjeçarja vritet me thikë nga i dashuri

    Insajderi
    31 March 2025 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Messina të Italisë, ku një 22-vjeccare ëhstë rvarë me thikë nga i dashuri i saj në mes të rrugës.

    Mediat në Itali raportojnë se Sara Campanella, nga Palermo u godit me thikë në qafë nga një person, i cili më pas u largua. E reja, e cila ishte në vitin e tretë në universitet, u transferua në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se autori është një bashkëmoshatar i 22-vjeçares, me të cilin kishte edhe një lidhje.

    Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa raportohet se viktima kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes.

    Autori i vrasjes dyshohet se e ka ndjekur me një makinë të renë. Pasi arriti tek ajo, dyshohet se e goditi me thikë teksa ajo po ecte në trotuar.

    Një kalimtar i rastit i cili ishte dëshmitar i skenës, i tërhequr edhe nga britmat e të resë, tentoi të ndiqte vrasësin, i cili u largua.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark