Rasti ‘Banjska’, seanca më 17 prill - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti ‘Banjska’, seanca më 17 prill

    Insajderi
    01 April 2025 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Special, ende nuk ka marrë vendim për gjykim në mungesë për 42 të akuzuarit, për sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri, Afrim Bunjaku.

    Seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj tre të akuzuarve të rastit ‘Banjska’ të cilët gjenden në paraburgim, do të mbahet më 17 prill, kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja, Mirlinda Gashi.

    Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, e të cilët gjenden në paraburgim, të enjten e 17 prillit pritet të dalin para drejtësisë në Kosovë.

    Mirëpo, pjesë e këtij gjyqi nuk do të jenë 42 të akuzuarit tjerë për këtë sulm, përfshirë kryekriminelin Milan Radoiçiq. Në shqyrtim fillestar prokurori i rastit Naim Abazi, kishte kërkuar gjykim në mungesë.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve V.T., B.S. dhe D.M. është caktuar të mbahet me datë 17.04.2025 në ora 09:30. Ndërsa lidhur me rastin e të pandehurve të tjerë, për të cilët është veçuar lënda dhe për të cilët ka pasur propozim që të mbahet gjykimi në mungesë, ju njoftojmë se ende nuk është vendosur nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë”, tha Gashi.

    Kosova ka kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

    Ata janë në kërkim të INTERPOLIT e presion ndaj Serbisë, që ajo t’ia dorëzojë Milan Radojçiqin dhe kriminelët tjerë drejtësisë së Republikës së Kosovës është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

    Sulmi në Banjska ka qenë i drejtuar nga Radojçiq, kanë konfirmuar organet e sigurisë së Republikës së Kosovës.

    “Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, ka deklaruar ministri Sveçla.

    Harta e sulmit terrorist, sipas tij, po qartësohet çdo ditë.

    “Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, Lista Serbe e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan”, shkruan Sveçla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark