Këshilltari i presidentes: Sot pritet të caktohet data e seancës konstituive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i presidentes: Sot pritet të caktohet data e seancës konstituive

    Insajderi
    01 April 2025 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit Kosovës.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

    “Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, deklaroi këshilltari për media i presidentes, Vjosa Osmani.

    Rikujtojmë se të enjten e 27 marsit u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur edhe filloi rrjedha e afatit 30 ditor për mbajtjen e seancës konsitutive.

    Sa i përket procesit të seancës konsituive fillimisht zgjidhet Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës. Pastaj edhe procedurat tutje të krijimit të qeverisë së re.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark