Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit në Bresje si pasojë e të cilit vdiq këmbësori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit në Bresje si pasojë e të cilit vdiq këmbësori

    Insajderi
    01 April 2025 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit që goditi me veturë këmbësorin në Bresje të Fushë-Kosovës, i cili si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë.

    Një gjë e tillë u bë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Gashi tha se është duke u zhvilluar seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega Fushë-Kosovë.

    Ndryshe, si pasojë e aksidentit nga vetura, më 30 mars vdiq një këmbësor në Bresje, ndërsa shoferi i veturës u arrestua.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark