FSK, mikpritëse e ushtrimit të madh “Defender Europe 25” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK, mikpritëse e ushtrimit të madh “Defender Europe 25”

    Insajderi
    01 April 2025 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova nëpërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jetë mikpritëse e ushtrimit “Defender Europe 25/Immediate Response”.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se përgatitjet po zhvillohen nga FSK’ja sipas planit të paraparë, shkruan Insajderi.

    Republika e Kosovës përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë mikpritëse të ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/Immediate Response ”. Përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe jemi të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm.

    Sot, në Mnelë të Shqipërisë, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituam ushtarakët tanë – konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2025”.

    Aty rikonfirmuam që ushtria jonë është në nivel të atyre të NATO’s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim! 

    Së bashku më të fortë!”, thuhet në shkrimin e Maqedoncit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark