Doarsa Kica 'përplasen' me Valon Sylën, debatojnë me gjuhë të Harry Potter - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Doarsa Kica ‘përplasen’ me Valon Sylën, debatojnë me gjuhë të Harry Potter

    Insajderi
    01 April 2025 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka reaguar pas deklaratave të nënkryetares së LDK’së, Doarsa Kica-Xhelilit, ku i quajti disa analistë politikë “grup me PDK’në”.

    Koka çu Doarsa Harry Potterka Kica me sha PDK’në FM… madje dhe për ndarje të brendshme apo ‘vjedhje kriminale’. Shumë i ka jep zor me përça në stil të Veleshtës. A s’po e shtin ato Vetëvendosja kështu? Apo s’ka nevojë se vet hin se po xhelozon te ishi Vetëvendosje dhe ish partneri PDK. Për këso klonime atje në Vetëvendosje ka plotë. Kishe po na bjen diçka ma strategjike 3shi i rikthyer“, ka deklaruar Syla, shkruan Insajderi.

    Për këtë ka reaguar sërish numri dy i LDK’së, Doarsa Kica, duke iu referuar vetës si “Hermonia Grejnxher e LDK’së”. Personazhi në fjalë është pjesë e novelës së Harry Potterit, e cila shquhet se ka njohuri enciklopedike.

    Vet-lajmërohet PDK fm stereo (miza pas veshi). Një përgjigje Harry Potter-e për poterën e PDK-së:
    Unë, Hermiona Grejnxher e LDK-së, e vendos nën “Ridikkulus spell” Sllitherinin Valon Malfoy.
    Ata që e kuptojnë – e kuptojnë
    “, deklaroi ajo.

    Një reagim tjetër ka ardhur nga gazetari Syla, duke thënë se Kica-Xhelili është “xheloze e arrogancës së LDK’së”.

    Për Doarsa Potterkën… që po çon poterë. Fjalët magjike janë e vërteta. “Cara Doarsa ex Veleshta. Tu es zelotypa arrogantiae LDK, quae ex clade non resipiscit.” Perkthim nga latinishtja potteriane… E dashur Doarsa nga Veleshta. Ti je një xheloze e arrogancës së LDK’së që nuk këndellet nga humbja“. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark