"I uroj fitoren"- Olsi flet për Eglin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “I uroj fitoren”- Olsi flet për Eglin

    Insajderi
    01 April 2025 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një bisedë të sinqertë në “The Dalina Show”, Olsi Bylyku u përball me pyetjet e drejtpërdrejta, veçanërisht për situatën që u krijua rreth tij dhe Egli Takos gjatë Big Brother VIP.

    Ti je zgjuar një ditë me komente ‘i mallkuar qofsh’ dhe të nesërmen me ‘lum si ti’,” – tha Dalina, duke iu referuar rrëmujës në rrjet pas deklaratave të Olsit për Eglin.

    A e kishte menduar ai ndikimin e kësaj situate?

    Olsi, pa asnjë filtër, pranoi se ajo që e çuditi më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por diçka tjetër.

    Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale,” – tha ai, duke theksuar se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme.

    Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren,” – shtoi ai, duke nënvizuar se ndonëse gjithçka ishte përqendruar te e kaluara, askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.

    Me veten time kam thënë: Si nuk shkroi njeri për partneren time aktuale? Pastaj mendova që nuk ka problem, se mirënjohjen ia shpreh vetë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark