Ky është rreshteri që humbi jetën nga plagët në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është rreshteri që humbi jetën nga plagët në Kaçanik

    Insajderi
    02 April 2025 - 00:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kaçanikut.

    Rreshteri Muhamed Lika, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit në hyrje të banesës së tij.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha për media se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

    “Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark