Vranët dhe me reshje lokale shiu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vranët dhe me reshje lokale shiu

    Insajderi
    02 April 2025 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesisht me vransira po mbetet qielli mbi vend ditën e mërkurë, me të reshura të dobëta shiu që shfaqën kohëpaskohe lokalisht. Viseve më malore reshjet patjetër që do jenë dëbore. Frynë ende erë e ftohtë veriore, mesatare 5-10m/s.

    Temperaturat minimale 6C e 9C, ndërsa maksimalet në kushte ku mund të ketë intervale me diell, shkojnë deri në 12C e 15C.

    Të enjten do të ketë më shpesh intervale me diell, me më pak gjasa për të reshura. Nga dita e premtë mot i ndryshueshëm, do të ketë dhe intervale me diell, por edhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 13C e 15C, e minimalet zbresin deri në 5C e 7C. Të dielen ndryshim i situatës.

    Temperaturat pësojnë një rënie deri në 3C e 1C, e të reshurat e shiut shndërrohen në reshje dëbore, me mundësi të formojnë shtresë bore edhe në vise të ulëta. Frynë erëra veriore e verilindore të lehta dhe mesatare 3-8m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark