Olsi Bylyku flet për herë të parë për Eglin: Ajo që më shqetësoi... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Olsi Bylyku flet për herë të parë për Eglin: Ajo që më shqetësoi…

    Insajderi
    02 April 2025 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Olsi Bylyku ka dhënë një intervistë të sinqertë në “The Dalina Show”, ku është përballur me pyetjet e drejtpërdrejta të Dalina Buzit, veçanërisht për situatën e krijuar rreth tij dhe Egli Takos gjatë “Big Brother VIP”.

    Dalina e vuri aktorin përballë reagimeve të ndryshme që ka marrë në rrjet: “Ti je zgjuar një ditë me komente ‘i mallkuar qofsh’ dhe të nesërmen me ‘lum si ti’,” – tha ajo, duke iu referuar polemikave që pasuan deklaratat e Olsit për Eglin.

    I pyetur nëse e kishte parashikuar ndikimin e gjithë kësaj, Olsi pranoi se ajo që e kishte habitur më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por diçka tjetër.

    “Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale” – tha ai, duke vënë në dukje se vëmendja kishte mbetur vetëm te lidhja e tij e mëparshme, përcjell Insajderi.

    Ai theksoi se e respekton dhe i uron fitoren Eglit, por në të njëjtën kohë, ishte i çuditur që askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.

    “Me veten time kam thënë: Si nuk shkroi njeri për partneren time aktuale? Pastaj mendova që nuk ka problem, se mirënjohjen ia shpreh vetë”.

    Kjo deklaratë e Olsit ka ngjallur sërish reagime në rrjet, me shumë ndjekës që tani po drejtojnë vëmendjen te partnerja e tij e tanishme, duke e mbështetur dhe duke kërkuar më shumë detaje për të./Telegraf/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark