
Një studente shqiptare në Itali, është zhdukur që nga 25 marsi nga zona Furio Camillo, aty ku jetonte në një apartament me disa shoqe.
22 vjeçarja, e cila studion Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza, që një javë nuk ka asnjë lajm për të se ku gjendet apo se si është, përcjell Insajderi.org
Derisa, familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar mbi fatin e 22-vjeçares, të cilët kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj në stacionin e policisë në San Lorenzo, e cila ka nisur hetimet.
Derisa, dyshimet e para janë se kjo ka ndodhur për shkak se para një kohë është ndarë nga i dashuri i saj.
“Telefoni i saj është i fikur”, sqarojnë të afërmit e studentes, “Kushdo që ka informacion të kontaktojë policinë”.